Helsingin kaupunginkirjasto
SvenskaEnglish
Haku Plussa-tietokannasta
Helsingin kaupunginkirjaston etusivulle
   
BIBLIOTEKA E PËRGJITHSHME - PORTA DREJT DIJES
"Biblioteka e përgjithshme, e cila është porta më e afërt drejt dijes, krijon bazat e të mësuarit për jetë, krijon bazat në marrjen e vendimeve të pavarura si dhe krijon bazat e zhvillimit kulturor të grupeve sociale."

UNESCO, Deklaratë e Bibliotekave të përgjithshme 1994

Nga biblioteka mund të gjesh jo vetëm inormacionin dhe bazat e nevojshme për mësim, por dhe shlodhje. Në koleksionin e bibliotekës ka material në gjuhë vendase si dhe në gjuhë të huaj, në varësi të vendndodhjes komunale së bibliotekës dhe të madhësisë së saj:

libra, literaturë shkencërore dhe romane, poema, libra me ilustrime.
gazeta dhe revista periodike
kurse gjuhe, muzikë, video
material elektronik
broshura, material shkollor, material informativ
Libra dhe materiale të tjera mund të merren hua në shtëpi, por psh. fjalorë enciklopedikë dhe gazeta lexohen zakonisht në bibliotekë.

Në biblioteka ka personel profesionist dhe të kualifikuar që i përgjigjet me kënaqësi pyetjeve dhe ndihmon në gjetjen e materialit të kërkuar.

Në parimet e bibliotekës përfshihen mendimi i lirë, bërja e njohur e pikëpamjeve të ndryshme dhe barazia. Duke qenë kështu, ka libra si dhe materiale të tjera të pikëpamjeve të ndryshme politike, fetare dhe ideologjike. Biblioteka i shërben si të rriturve ashtu dhe fëmijëve, si banorëve vendas ashtu dhe atyre të ardhur.

Në çdo komunë të Finlandës ka bibliotekë të përgjithshme, e cila është e hapur për të gjithë. Përveç bibliotekave të përgjithshme, në Finlandë ka dhe shumë biblioteka shkencore, të cilat i shërbejnë, në radhë të parë, kërkimeve dhe studimeve.

Bibliotekat janë pronë e komunës e cila i financon ato me të ardhurat e taksave. Shteti financon komunat me anë të ndihmës financiare vjetore.

Frekuentimi i bibliotekës është falas.

Si përdoret biblioteka

Në bibliotekë ka rregulla të përdorimit të cilat merren nga biblioteka. Në rregulla jepen shpjegimet më të rëndësishme lidhur me përdorimin e bibliotekës. Njihu me rregullat!

Leximi në bibliotekë

Biblioteka është e hapur për të gjithë, kështu që secili mund të shkojë në bibliotekë për të lexuar libra ose revista, ose për të kërkuar përgjigje të ndonjë pyetje. Kujto, se në bibliotekë nuk je vetëm. Të gjithë kanë të drejtë të përqendrohen dhe të lexojnë në qetësi.

Marrja hua nga biblioteka

Të gjithë ata që jetojnë në Finlandë mund të pajisen me kartelë biblioteke duke paraqitur dokumentin e identifikimit. Fëmijët kanë nevojë ose për një rekomandim nga prindërit ose nga një person garantues.

Kartelën e bibliotekës duhet ta paraqesësh sa herë të marrësh libra hua.

Kartela e bibliotekës është personale. Persona të tjerë nuk kanë të drejtë ta përdorin atë. Pronari i kartelës është përgjegjës për të gjithë materialin e marrë hua me anë të kartelës së tij. Kujdesu për kartelën tënde! Lajmëro menjëherë në bibliotekë në se kartela juaj ka humbur.

Koha e marrjes hua është zakonisht 4 javë, por koha mund të jetë më e shkurtër, psh. marrja hua e videove ose muzikës. Shikoje afatin e skadencës kur duhet ta kthesh materialein e marrë hua, nga fatura ose kartela e bibliotekës. Në se e ktheni materialin me vonesë, biblioteka trashëgon prej teje dëmshpërblimin e vonesës. Në se materiali i marrë hua me kartelën tuaj humbet ose dëmtohet, paguhet një dëmshpërblim.

Koleksionet e bibliotekës janë për përdorim të përgjithshëm. Kujdesu për materialin e marrë hua dhe mbaje të pastër. Personi tjetër që e merr hua do të lexojë një libër të pastër! Kthe materialein e marrë hua në kohë, kështu që dhe lexuesit e tjerë të kenë mundësi të lexojnë.

Shërbime të veçanta

Biblioteka në gjuhë të huaj

Në bibliotekë ka libra dhe materiale të tjera në finlandisht si dhe në gjuhë të huaj. Mundësia për libra varet nga numëri i banorëve të komunës si dhe gjuha. Në shumicën e bibliotekave ka koleksion të shumëllojshëm.

Në se në bibliotekë nuk gjenden libra në gjuhën tënde, ose në se ka pak libra, kërko ndihmë nga personeli i shërbimit. Ata do të mundohen ta marrin materialin e kërkuar prej jush nga biblioteka më të mëdha ose nga Biblioteka në gjuhë të huaj.

Biblioteka në gjuhë të huaj është pjesë e bibliotekës së qytetit të Helsinkit dhe ajo financohet nga shteti. Biblioteka në gjuhë të huaj merr libra, muzikë dhe video, të cilat dërgohen në rast se kërkohen, në biblioteka të vendeve të ndryshme në mbështetje të koleksionit të tyre. Edhe nga koleksioni në gjuhë të huja i bibliotekës së qytetit të Helsinkit mund të merret hua nëpërmjet bibliotekave të shteteve të ndryshme. Pyet më hollësisht për bibliotekën tuaj.

Koleksioni i bibliotekës së qytetit të Helsinkit, edhe në gjuhë të huaj, përmban bazën e të dhënave HelMet, e cila mund të kërkohet edhe nëpërmjet internetit. Adresa:

http://www.helmet.fi/

Biblioteka në gjuhë të huaj përpilon lista mbi koleksione në gjuhë të ndryshme. Pyet për lista nga biblioteka juaj.

Biblioteka e shumë kulturave - MCL - Multicultural Library

Biblioteka e shumë kulturave është një shërbim në www (internet) për të huaj, nga ku mund të gjeni njohuri mbi vendin tuaj, Finlandën, Helsinkin, bibliotekat. MCL:në mund ta përdorësh në biblitekat ku ka internet. Adresa është

http://www.lib.hel.fi/mcl

Përdorni bibliotekën!

Biblioteka ofron njohuri dhe shlodhje. Nga biblioteka merrni të dhëna mbi shoqërinë finlandeze si dhe mbi vendlindjen dhe kulturën tuaj.

Ruajtja e gjuhës suaj amtare është e rëndësishme dhe duke lexuar e ruani atë. Sillni në bibliotekë dhe familjen tuaj. Lexojini me zë fëmijës libra për fëmijë në mënyrë që ai të ruaj gjuhën amtare.

Leximi është kënaqësi!

Botuesi Biblioteka e qytetit të Helsinkit, Biblioteka në gjuhë të huaj, Helsinki 1998

 
 
 
Ulkomaalaiskirjaston etusivulle
MCL Monikulttuurinen kirjasto